Dumoshi: Ndjehem mirë kur shoh që si ministri kemi kontribuar për të rinjtë

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi , gjatë vizitës në Skenderaj  është  ka takuar edhe  ndërmarrës të rinj të kësaj komune, përfitues nga  projekti “Praktika në Punë”, i mbështetur nga Departamenti i Rinisë.

Ajo vizitoi, ndërmarrjen “Pastiçeria Snap cake”.

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, tha se kjo ndërmarrësi është kontribut për ndihmë ndaj të rinjve të këtij qyteti.

“Ne kemi marrë një hap për hapjen e këtij lokali të ndërmarrësisë ku bashkërisht është kontribut i joni për ndihmën e të rinjve në komunën e Skenderajt. Pra në komunën e  Skenderajt jemi në projektin më të të madh të ndërmarrësisë  ku trajnohen të rinjtë. Ndjehem jashtëzakonisht mirë kur shoh që si ministri kemi kontribuar për diçka kaq madhore e të rëndësishme. Më gëzon jashtëzakonisht fakti të shoh se si mbi 10 të rinj janë angazhuar në këtë ndërmarrje sociale, gjë që reflekton më së miri shpirtin ndërmarrës të të rinjve të vendit tonë, të cilët me përkrahjen e duhur arrijnë të ecin përpara në biznes e ndërmarrësi.” – theksoi ministrja Dumoshi.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se ata do të punojnë bashkarisht me ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur të rinjtë.

“Ne sot pas aktiviteteve të tjera në këtë ditë ndërkombëtare të rinisë erdhëm këtu ndërmarrësja sociale. Në jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të cilët kanë ndihmuar në punësimin e të rinjve këtu.  Fatkeqësisht jemi në kohë pandemie. Ai falënderoi ministren për mbështetjen për mundësinë e të rinjve për punësim sepse rinia është bazamenti i çdo shoqërie. Uroj që të kemi bashkëpunime edhe në të ardhmen”, shtoi Jashari.

Të ngjashme