Dumoshi takohet me Berishën: Në kalanë e Harilaqit këtë vit investohen 20 mijë euro

Fushë-Kosovë | 16 Kor 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar komunën e Fushë-Kosovës ku është takuar me kryetarin Burim Berisha, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit Dumoshi i ka siguruar Berishës mbështetje për projekte sportive e kulturore.

Ajo ka bërë të ditur se këtë vit në kalanë e Harilaqit do të investohen 20 mijë euro.

“E kemi Palestrën Sportive, ku shpejt do të niset me punime e kemi më pas edhe Muzeun e Natyrës që është duke u ndërtuar në këtë territor”.

“Kryetari e ka një projekt për një kompleks sportiv ku do t’i bashkëngjiten edhe fushat sintetike edhe fushat e tenisit. Kjo do të jenë në funksion të sportistëve”.

“Te Kalaja e Harilaqit, këtë vit i kemi para parë 20 mijë euro”, tha ajo.

Kurse kreu i Fushë-Kosovës, u shpreh mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së për këtë komunë, raporton EO.

“Ishte një takim shumë i këndshëm shumë miqësor. Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë që të kemi sa më shumë fusha sportive dhe evenimente kulturore”.

Të ngjashme