Dumoshi takoi boksierin Haxhi Krasniqi

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim kampionin e botës, boksierin kosovar, Haxhi Krasniqin, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi uroi Krasniqin  për titullin e fituar, duke u shprehur se Kosova është krenare me sportistë si ai.

“Më vjen mirë që sot po takohemi, jemi të emocionuar për punën Krasniqit”.

“Për tu falënderuar janë edhe familja jote dhe njerëzit që të kanë mbështetur për të ardhur këtu”, ka thënë Dumoshi.

Ndërsa, Krasniqi ka falënderuar shtetin e Kosovës, për mbështetjen. Ai ka thënë se gjatë karrierës së tij ka pasur rënie dhe ngritje por, është i lumtur që ka arritur të nderojë Kosovën me titullin e kampionit të botës

“Gjatë rrugëtimit tim 15 vjeçar në boks kam pas zhgënjime dhe gëzime. Por, qëllimi kryesor ka qenë ëndrra më madhe që shtetin tim ta nderojë me këtë titull kampion bote”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në fundjavë e fitoi titullin e përkohshëm të botës në peshën gjysmë të rëndë në boks në versionin ËBA dhe titullin IBO.

Boksieri kosovar është pritur edhe nga presidenti Hashim Thaçi i cili edhe e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.

 Krasniqi është pritur edhe nga kryeministri Avdullah Hoti.

Të ngjashme