Dumoshi vizitën në Skenderaj e fillon me homazhe në Prekaz

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka vizituar komunën e Skenderajt. Ajo fillimisht ka bërë homazhe në Prekaz.

Dumoshi ka thënë se çdo vizitë në Prekaz është me ndiejna të njëjta të krenarisë dhe motivit për angazhim.

Ajo më pas ka zhvilluar takim me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari ku kanë diskutuar me projekte të përbashkëta.

Postimi i plotë i saj:

Për vizitë në Skenderaj shoqëruar nga zv/ministri Halil Matoshi dhe bashkëpunëtorët në MKRS.

Bashkë me Kryetarin Bekim Jashari, vizitën e filluam në Prekazin legjendar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Secilën herë që ndalem në Prekaz është po e njëjta ndjenjë e përzier e krenarisë por njëkohësisht motiv për punë dhe angazhim.

Vizitën e vazhduam në Komunën e Skenderajt ku me Kryetarin Jashari diskutuam për shumë çështje të interesit të përbashkët.

MKRS është prezente me shumë projekte në këtë komunë dhe përmirësimi i ambienteve kulturore dhe sportive ndikon direkt në jetën sociale të këtij qyteti.

Patëm rastin të vizitojmë projektet ku ka investuar ministria dhe ato të cilat kanë filluar sivjet.

Për vizitë në Skënderaj shoqëruar nga zv/ministri Halil Matoshi dhe bashkëpunëtorët në MKRS.Bashkë me Kryetarin Bekim…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Mittwoch, 21. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme