Dumoshi viziton Malishevën, zotohet për investime në sport e kulturë

Malishevë | 11 Gus 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka vizituar komunën e Malishevës, ku u prit në takim nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi ka garantuar mbështetje për këtë komunë për hapësira sportive dhe aktivitet kulturore.

“Ne Malishevën e njohim vetëm me një pishinë e cila ka qenë në fshatin Bajë. Tash me MKRS-në, ne i kemi disa projekte të cilat janë të parapara. Sa i përket futbollit stadiumi veç është, por ka nevojë edhe për një stadium ndihmës”.

Përderisa kryetari Begaj tha se kanë shumë nevojë për mbështetje në të gjitha fushat.

“Malishevës i duhet një përkrahje për arsye se ka qenë komuna e cila nuk ka pasur asgjë të trashëguar nga e kaluara. Jam shumë i bindur që ministrja do ta ketë parasysh të gjitha ato projekte”.

Më pas Dumoshi dhe Begaj vizituan stadiumin e qytetit të Malishevës, ku nga këtu e para e MKRS-së, pati një kërkesë për asamblistët e kësaj komune, raporton EO.

“Me këtë rast i bëj thirrje asamblesitëve të kësaj komune për të ngritur zërin dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve që ta përkrahin edhe kryetarin ne projekte të cilat duhet të realizohen”.

Të ngjashme