Duriqi: PDK-ja e merrte me shaka punën e Speciales

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Visar Duriqi ka folur për kohën para formimit të Gjykatës Speciale edhe për reagimet e Partisë Demokratike të Kosovës atë kohë, që sipas tij ishin shumë joserioze dhe me një farë injorimi.

Duriqi në Presssing të T7 ka thënë se PDK-ja e merrnin si me shaka punën e Gjykatës Speciale “sikur hajt se bëhet një gjykatë dhe i merrë do të vogël”.

“Ka qenë fundi i vitit 2013 dhe Ministria e Drejtësisë e udhëhequr prej Kuqit vetëm sa kishte filluar me i lëshu te mediat disa dokumente se po bëhet drafti i një Gjykatë Speciale dhe e kemi titulluar dokument për krimet e supozuara të UÇK-së, kemi raportu që janë krime të supozuara”, tha Duriqi.

“Çka më ka befasu atëherë është se edhe një ministri e PDK-së ishte e përfshirë, i vinin drafte se si do bëhet edhe pse qeverinë e kishte PDK-ja e gjithçka e drejtonte, e mernin si shumë me shaka këtë punën e Gjykatës Speciale, shumë joseriozisht, sikur hajt se bëhet një gjykatë edhe i merrë do të vogël”, ka shtuar Duriqi.

Tutje ai tha se megjithatë PDK-ja u bënte presion deputetëve të tjerë që të formonin Gjykatën Speciale.

“E di që atëherë kanë qenë reagimet me një farë injorimi për atë se çfarë është duke ardhë dhe e dyta PDK-ja u ka bërë presion edhe deputetëtve të tjerë që me bë Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Duriqi.

Të ngjashme