Durmishi apelon te kompanitë të përdorin sinjalizues gjatë punimeve në rrugë: Do të marrim masa

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se siguria në trafikun rrugor duhet të rritet, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë të përbashkët me nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Polici, shtoi se kanë marrë masa në këtë dretim duke rritur numrin e inspektimeve në punishtet në ndodhen në rrugë.

Durmishi tha se kanë gjetur një numër të madh të projekteve të cilat kanë mbetur të bllokuara dhe pa sinjalistikën e duhur.

E rreth 37% e rrugëve nuk janë të mbuluara me kontrata për sinjalistikë, për shkak se nuk ka pasur kontrata nga 2017-ta.

“Ne sot jemi këtu bashkë me policinë e Kosovës që të paraqitemi para publikut për një projekt të përbashkët ku e kemi rritur intensitetin e inspektimeve në të gjitha punishtet që ndodhen nëpër rrugët e Kosovës sa i përket sigurisë rrugore, siç e dini ne kur kemi ardhur në qeverisje kemi gjetur një numër të projekteve të cilët kanë qenë me vite të tëra që kanë mbetur të bllokuara, dhe pa sinjalistëk e duhur”.

“Ne e kemi ngritur standardin edhe në aspektin e cilësisë së këtyre punimeve duke angazhuar kompani. Të gjitha kompanitë që punojnë në ndërtim të rrugëve në bazë të kushteve të kontratës kanë për obligim që ta sigurojnë vend punishten që ta kenë sinjalistikën e nevojshme që qarkullimi të zhvillohrt pa pengesa dhe të mos ndodhen aksidente në komunikacion”.

Ai nga Pestova u shprehet i bindur se kanë rritur standardit në aspektin e cilësisë së punimeve duke angazhuar kompani serioze.

Mirë po edhe për to pati një paralajmërim, duke u kërkuar që të kenë sinjalizim në vendpunime në të kundërtën do të marrin të gjitha masat bazuar në ligjet në fuqi.

Madje tha se për ata që nuk u përmbahen rregullave janë shqiptuar edhe gjoba, raporton EO.

“Ne e kemi ngritur standardin në aspektin e cilësisë së punimeve duke angazhuar kompani që bëjnë ekzaminimin e mostarave për kualitetin e punimeve”.

“Të gjitha kompanitë që punojnë në ndërtim të rrugëve e kanë për obligim që të kenë sinjalizimin që mos të pengojnë komunikacionin e mos të shkaktohen aksidente në mungesë të sinjalistikës”.

“I bëjë thirrje kompanive që të zbatojnë kushtet e kontratës në të kundërtën do të marrim masa. Kemi filluar me shqiptuar gjoba”.

Durmishi ka folur edhe për vendosjen e reklamave ne autostrada, që tha se një prej kompanive është ankuar në Gjykatë dhe ju është lejuar vendosja deri në një vendim tjetër, gjë që i pamundëson ministrisë heqjen e reklamave pavarësisht që është e ndaluar me ligj.

“Çështja e reklamave është vendim i ministrit të kaluar për anulimin e të gjitha e atyre kontratave që kanë qenë për çështjen e reklamave në autostrada, mirëpo një kompani është ankuar në Gjykatë dhe ka pas prej Gjykatës që deri në përfundim të vendimit të Gjykatës kësaj kompanie tu lejohet të vendos reklama”.

“Kompanitë e tjera e keqpërdorin këtë masë të Gjykatës dhe deri sa të ketë një vendim ta gjykatës ne e kemi të pamundur që ti heqim ato reklama. Është punë e Gjykatës që të vendos a është e jashtëligjshme apo jo”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme