Durmishi e dërgon në PSRK Lekajn: Për një kontratë nga 500 mijë €, vlera u rrit në mbi 5 milionë €

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Durmishi ka thënë se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale kontratën e nënshkruar nga ish-ministri Pal Lekaj, ku vlera e parashikuar ishte 500 mijë euro ndërsa kishte përfunduar në vlerë prej 5 milionë e 300 mijë euro.

“Bëhet fjalë për kontratë për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2017-2019. Kontrata është nënshkruar në mars të vitit 2018 në kohën e ministrit Pal Lekaj ku vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 500 mijë euro e cila ishe bërë publike në platformën elektronike e cila kishte përfunduar në vlerën prej 5 milionë e 300 mijë euro”.

“Në kushtet e përgjithshme ndryshohet neni 24 meqë rast i gjithë buxheti i paraparë për ndërtimin e urave në gjithë territorin vendoset në këtë kontratë që është në kundërshtim me ligjin. Pse kjo kontratë ka shkuar deri në 5 milionë euro e 300 mijë”.

Ai shtoi se janë duke verifikuar të gjitha kontratat dhe ku kanë dyshime për keqpërdorime do t’i dërgojnë në prokurori.

“Në fund të kontratës kjo sasi prej 350 metrave katror arrin në 103 e 811 metra katror ose 519 mijë e 58 euro. Nga 450 euro arrin në 1 milion e 38 mijë euro. Ne në ministri jemi duke shikuar të gjitha vendimet dhe kontratat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kurdo që ka elemente të veprës penale do t’i dorëzojmë në prokurori”.

“Është çështje e prokurorisë dhe konsiderojmë se është korrupsion i madh dhe tentim i buxhetit të shtetit shumë i madh dhe i bëjë thirrje prokurorisë ta trajtojë me prioritet. Natyrisht kemi dorëzuar komplet dosjen prej momentit të përgatitjes për tender deri në mbylljen e kontratës dhe në dosje janë të gjithë të përfshirë nëse kanë kryer vepër penale”.

“Ka edhe shumë raste të ngjashme një rast është ngritur aktakuzë i natyrës së njëjtë por ka shumë vendime të jashtëligjshme. Këto shkelje janë vepra penale dhe duhet të trajtohen nga prokuroria. Vendimi është marrë nga ministri për gurthyesit që janë në procedurë që të bëhet vlerësim dhe të ndalet degradimi i mjedisit dhe është vendim i ministrit”.

Të ngjashme