Durmishi largon përgjysmimin e biletave për disa kategori, transportuesit e heqin padinë

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 15:43 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI) dhe Shoqata e Transportueseve Rrugor, kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth vendimit për zbritjen e biletave për disa kategori, raporton Ekonomia Online.

Në vendimin e MPHI-së, thuhet se pas rritjes së çmimeve të biletave, disa kategori të qytetareve, siç janë studentet, personat me nevoja të veçanta, pensionistet si dhe për invalidët e luftës t’u zbritet çmimi i biletave për 50 për qind.

Të dyja palët kanë rënë dakord që çmimet për këto kategori të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë para rritjes, ndërkohë Shoqata e Transportuesve Rrugor do ta largojnë edhe padinë ndaj këtij dikasteri.

Zëvendësministri i MPHI-së, Hysen Durmishi, tha se në kuadër të kësaj marrëveshje, tha se anëtaret e shoqatës janë zotuar se do t’i mbrojnë këto kategori.

“Për shkak të rritjes së çmimeve te naftës dhe derivateve kompanitë e transportit rrugor në disa raste kanë vendos t’i rrisin çmimet e biletës. Dhe ne si ministri patëm marr vendim t’i mbrojmë disa kategori. Pas diskutimeve që kemi pas kemi ardhë në një dakordim dhe kemi arrit në një marrëveshje që çmimet për këto kategori të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë para rritjes. Për këto kategori shoqërore kryetari dhe anëtaret e shoqatës janë zotu që do t’i mbrojnë këto kategori. Pra këta kanë dërguar edhe padi do ta tërheqin edhe padinë. Ne sivjet kemi edhe në plotsimndryshimin e ligjit për transportin edhe udhëzimet administrative”, tha ai.

Kurse, kryetari i shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka falënderuar ministrinë për shfuqizimin e këtij vendimi.

Ai tha se me këtë marrëveshje të gjithë janë fitues, derisa u zotua që nuk do të ketë ngritje të çmimit të biletave.

“Ka qenë një situatë bukur e tensionuar por përfitues sot të këtij bashkëpunimi janë qytetarët, ministria por edhe shoqata e transportit. Sa i përket çmimit të biletave dhe shfuqizimit të vendimit e falënderojë shumë edhe për normalizimin e situatës. Efekti i këtij vendimi është arrit të mos ketë rritje të biletave dhe ne zotohemi që nuk do të ketë rritje të biletave. Është shumë e rëndësishme të ndërtojmë partneritet publiko-privat. Po shpresojë që sukseset për të ardhmen s’do të na mungojnë”, tha ai.

Të ngjashme