Durovic: Një ish ministër të Kosovës e kishim spiun në UÇK

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 08:22 | Nga

Ish gjenerali i ushtrisë serbe, Stevan Durovic ka zbuluar se ushtria serbe ka pasur spiunë shqiptarë të përfshirë në UÇK, të cilat sipas tij ishin lehtë të gjendeshin ngase shqiptarët shiteshin për disa qindra marka.
Durovic, tha “Kishim spiunë në UÇK dhe e dinimin çdo lëvizje të Adem Jasharit . E dinim se me ku shkonte, kë takonte si dhe prej kujt financohej.

Ai ka shtuar se ushtria serbe ka mundur ta vrasë Adem Jasharin, kur të kenë dashur vet. Kjo për arsye se në UÇK ata kishin tre spiunë, të cilët kanë punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sipas tij ata ishin kushërirë të Jasharit.

Stevan Durovic tha se më së shumti ju ka ndihmuar një ish ministër i Kosovës, i cili ka pranuar të punojë si spiunë për ushtrinë serbe. Nga ai kanë marrë informacionet për gjithçka në lidhje me Adem Jasharin. (GazetaMetro)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme