Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente që kanë ndodhur para pak minutave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë, tha për KALLXO.com se nga aksidenti i parë ka mbetur i lënduar një person.

“Nga informatat e para që kemi dy automjete janë përfshirë në këtë aksident dhe  një person është lënduar”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, sipas Krasniqit, aksidenti i dytë ka ndodhur kur një punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, duke vendosur shenjat në rrugë për aksidentin e parë, është goditur nga një veturë.

“Në aksidentin e dytë është lënduar një person,  punëtor i kompanisë së mirëmbajtjes së autostradës, i cili është goditur nga një veturë, duke vendosur konat për të siguruar vendin e ngjarjes të aksidentit të parë”, tha zëdhënësi i Policisë.

Aksidentet kanë ndodhur në kilometrin e 37-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme