Dy aktivistët klimatikë nga Britania ngecin në Kosovë, por thonë se ndjehen si në shtëpi

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Mijëra personave nëpër botë iu është pamundësuar lëvizja e lirë për shkak të mbylljeve të papritura të kufijve si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Shumë prej tyre kanë arritur që ta gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer në shtëpi, por jo edhe dy aktivistë klimatikë nga Britania e Madhe që qëlluan në Kosovë kur u mbyllën kufijtë.

Rosie Watson dhe Mike Elm ishin dukë bërë një udhëtim ndër-kontinental me biçikletë, kur autoritetet kosovare vendosën t’i mbyllin të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë në mes të muajit mars si masë preventive ndaj përhapjes së koronavirusit.

“Ky ishte fundi i udhëtimit për momentin. Kjo ndodhi tetë javë më parë”, ka thënë dyshja në një intervistë të drejtpërdrejtë për Euronews, transmeton Klan Kosova.

Të dy ata kanë shfrytëzuar kohën e tyre në Prizren duke shkruar në lidhje me udhëtimin në bloget e tyre.

Menaxheri i hostelit iu ka dhënë leje atyre të qëndrojnë për aq kohë sa kanë nevojë.

“Ne jemi vërtetë të mirëpritur këtu dhe ndjehemi sikur në shtëpinë tonë”, thanë ata.

Të ngjashme