Dy azilantë përleshen fizikisht në qendrën e azilit në Vranidoll – njëri dërgohet në QKUK

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se dy persona janë arrestuar si të dyshuar ndërkohë që viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therrje me thikë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mpreht ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metjmë mjekësor. Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj”, tha Borovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme