Dy burra e rrahin një grua në një banesë në Prishtinë

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se në banesën e tyre kanë sulmuar fizikisht një grua, e cila pas lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmi është bëri i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilën thuhej se viktima dyshohet se ishte e dashura e njërit nga të dyshuarit. E që me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 15.05.2021 – 01:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit në banesën e tyre kanë sulmuar fizikisht viktimën femre kosovare (viktima dyshohet se ishte e dashura e njërit nga të dyshuarit) Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme