Dy ditët e ardhshme temperaturat shkojnë deri në 24 gradë

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Sipas institutit, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Ndërsa, temperaturat minimale do të jenë në dy qytete të vendit, Juniku dhe Dragashi me 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet me 24 gradë Celsius do të paraqiten në Gjakovë dhe Prizren.

Të ngjashme