Dy ditët e fundit të gushtit më të nxehtat këtë vit në Kosovë

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kjo verë ishte jashtëzakonisht interesante në aspektin meteorologjik veçanërisht për viset tona kontinentale.

Bregdeti përjetojë një verë mjaft të nxehtë dhe kryesisht stabile me depërtime shumë të rralla të fronteve të ftohta, ndërsa krejt ndryshe ishte situata në viset tona kontinentale e veçanërisht në Kosovë ku frontet e Atlantikut depërtuan shumë shpesh duke kushtëzuar mot mjaft të paqëndrueshëm me rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Në Kosovë vera ishte më e ftohtë se mesatarja, por për fund kemi valën më të nxehtë të vapës afrikane për këtë verë dhe kjo në tri ditët e fundit të verës klimatologjike.

Sipas ecurive më të fundit sinoptike dy ditët e fundit të Gushtit pritet të jenë më të nxehtat për tërë stinën e verës në Kosovë. Freskimi i motit do të na vije me 1 Shtator dhe mund të shoqërohet me rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme