Dy ekipe italiane kryen operacione dezinfektimi në shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Dy ekipe të specializuara italiane nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndim kohët e fundit kryen operacione të dezinfektimit në shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës.

Aktivitetet e pastrimit dhe dezinfektimit, të koordinuara me menaxherët e shkollës dhe autoritetet lokale shëndetësore, u kryen gjatë fundjavës në mënyrë që të sigurohen kushtet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve dhe mësimdhënësve që ndjekin shkollat çdo ditë.

Të dy ekipet u përbën nga gjashtë operatorë të trajnuar për të vepruar në mjedise të kontaminuara.

“Ata kanë përvojë të lartë në operacionet e mëparshme të kryera në Itali dhe jashtë saj në dezinfektimin e automjeteve, mjedisit dhe objekteve”, thuhet në komunikatën e KFOR.

Misioni i KFOR-it udhëhequr nga NATO në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka ofruar ndihmë për të gjitha komunitetet në Kosovë përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale dhe dezinfektimit të strukturave të shumta publike. Kjo ofrim i ndihmës shëndetësore për Institucionet në Kosovë në përballimin me emergjencën epidemiologjike të COVID-19 bëhet në mbështetje të mandatit të KFOR-it të Rezolutës 1244 të Këshillit te Sigurimit të KB të vitit 1999.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme