Dy fëmijë vdesin në Ujz të Gjakovës pasi shtëpia u kaplua nga zjarri

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Dy fëmijë kanë vdekur në Ujz të Gjakovës si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një shtëpi.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia në Gjakovë.

Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë tha për Klankosova.tv se dyshohet se dy viktimat kishin mbetur të ngujuar brenda shtëpisë.

“Datë 08.09.2021 rreth orës 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore së bashku me ekipen e zjarrëfikesve kanë arritur në vendngjarje. Dyshohet që brenda objektit që ishte i përfshiër nga zjarri kanë mbetur dy persona të mitur, ekipet e Zjarrëfikësve janë duke bërë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin dhe sipas zjarrëfikësave dyshohet se brenda gjenden dy persona të karbonizuar( djegur)”.

Xhurkaj tha se për informata të tjera do të jepen detaje me kohë.

“Në vendngjarje janë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. Për informata shtesë ju njoftojme me kohë”.

Të ngjashme