Dy fshatra furnizohen me ujë të pijes nga ujësjellësi në Gjakovë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Sot Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” sh.a, ju shtuan dhe dy fshatra me furnizim me ujë të pijes bëhet fjalë për fshatrat Brovinë dhe Molliq, të cilat i bashkohen projektit madhështorë ku për herë të parë sjellim ujin e pijes tek Banorët e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojes.

Afërsisht 20 mi banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin tonë të ujësjellësit duke u furnizuar 24/7 me nivelin më të lartë cilësorë të ujit që rrjedh nga Bjeshkët e Babaj të Bokës.

Kompania KRU “Gjakova” në krye me Kryeshefin Ekzekutiv Ismet Ahmeti, përmes një komunikate ka falënderuar të gjithë banorët e kësaj zone për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Kjo nuk është e tëra nga KRU “Gjakova”, projektet madhore dhe furnizimi i banorëve me ujë të pijes janë prioritet kryesorë i kompanisë në përmbushjen e rolit prodhues duke rritur ç’do ditë e më shumë fushë veprimtarinë në furnizim me ujë të pijes.

Fotografia e KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë

Të ngjashme