Dy kosovarë në “Lutjen e Mëngjesit” në Nepal

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Në lutjen e mëngjesit në Nepal, për herë të parë marrin pjesë edhe kosovarë.

Berat Gegaj nga organizata “Kosovo Hope” është ftuar për të qenë pjesë e kësaj ceremonie e cila organizohet për herë të parë në këtë vend.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin e gjithë Qeveria e Nepalit.

Këtu, Gegaj ia dha flamurin e Kosovës, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Nepalit.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Ahmet Shala, por ky i fundit do të udhëtojë nga Amerika, meqë tash jeton atje.

30 shtete të botës janë pjesë e kësaj ngjarjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme