“Dy masat urgjente që duhet të ndërmarrë Qeveria pas rritjes së rasteve me Covid”

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Ilir Tolaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur rreth situatës së rënduar me Covid-19 që po mbizotëron në Kosovës.Tolaj tha se në këto momente Qeveria duhet të marrë dy masa emergjente.E para sipas Tolaj është kufizimi i menjëhershëm i aktiviteteve në kafiteritë, klubet e natës dhe dasmat si dhe intensifikimi i procesit të vaksinimit.

“Janë dy masa të vetme që në këto momente mund te merren. Njëra është kufizimi i menjehershëm i aktiviteteve që tashmë edhe me analizën më të thjeshtë epidemiologjike po tregohen se janë vendet kryesore të përhapjes masive të infeksionit, siç janë klubet e natës, kafiteritë ku grumbullohen shumë të rinjë dhe ku nuk respektohen fare asnje nga masat antikovid dhe dasmat dhe ahengjet e kësaj natyre. Në fakt situata e krijuar po e shpërfaq pamundesinë e mbikqyrjes së masave antikovid në meset e ketilla, duke na treguar edhe një herë se masat duhet të jenë të thjeshta, lehta, të realizueshme, përndryshe do të jenë masa që nuk i perfillë dhe nuk i respekton askush”

“E dyta ështe intensifikimi i metejmë i vaksinimit në mesin e popullatës, duke thjeshtesuar proceduarat dhe duke shtuar vendvaksinimet edhe më shumë, spese vetëm në këtë mënyre mund të ndikojmë në ecurine e pandemisë. Në një menyre ose tjeter, qoftë permes kalimit te infeksionit në menyrë të natyrshme, apo përmes vaksinimit, ne duhet te krijojme imunitetin kolektiv i cili do të jetë mbrojtës në nivelin individual dhe kolektiv” tha infektologu Tolaj për “Gazeta Blic”.Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekord i rasteve me Covid në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Në këtë interval kohor janë regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja si dhe janë shënuar pesë raste të vdekjes.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të mbajë një takim urgjent në ora 18:00 me Kryterain e Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, për të folur rreth situatës së krijuar me Covid.Lajmin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi, në një prononcim për “Gazeta Blic”Ndërkohë në ora 19:30, Ministri Vitia, pritet t’u drejtohet qytetarëve në një konferencë për media rreth situatës së krijuar.

Të ngjashme