Dy pacientë të prekur me Coronavirus në gjendje të rëndë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës së sotme janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

Bëhet e ditur se 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjindet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kjo klinikë njofton se 2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme