Dy persona arrestohen në Shtime, sulmuan katër persona

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje në Shtime pasi kanë sulmuar katër viktima.

Sipas raportit 24 orësh të policisë dy nga viktimat meshkuj kanë qenë shtetas të Kosovës dhe dy femra shtetase të Anglisë.

Viktimat si pasojë e plagëve të marra nga sulmi kanë marrë tretman mjekësor.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në stacion policor për 6 orë e më pas janë liruar.

Rasti mbetet akoma nën hetime.

Të ngjashme