Dy persona i zë dheu në Skenderaj, njëri humb jetën

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë zënë nga dheu në fshatin Kopiliq i Epërm të Skenderajt, teksa ishin duke punuar në një kanalizim të ujit. Njëri prej tyre si pasoj e plagëve të marra ka vdekur. Keështu njofton Policia e Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj K/Shqiptarë, janë zënë nga shembja e dheut, derisa ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme