Dy persona ndalin veturat në mes të rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe rrahen

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.

Në disa pamje të publikuara shihet se ata godasin njëri tjetrin me grushta.

Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë ndërhyrë për ta neutralizuar situatën dhe që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Ndërkohë, nuk dihet se çka i ka paraprirë rrahjes.

Të ngjashme