Dy persona rrihen mes vete në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 12:50 në rrugën “Rexhep Mala”, në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes veti duke përdorur mjete të forta, duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime trupore.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme