Dy projekte të mëdha pritet të nisin në Ferizaj, pallati i kulturës dhe stadiumi i ri

Ferizaj | 24 Sht 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendësministri Halil Matoshi dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, ka vizituar komunën e Ferizajt, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë diskutuar për projektet që janë në interes të përbashkët në fushën e kulturës, trashëgimisë, sportit e rinisë.

Bëhet fjalë për projekte që do të përmbushin kërkesat e qytetarëve të kësaj komune nga fusha e trashëgimisë ku u diskutua për futjen e festivalit të këngës “Kosovarja këndon” në kuadër të trashëgimisë shpirtërore, ndërkaq në 50-vjetorin e teatrit të Ferizajt që po shënohet sivjet, ministrja ka thënë se objekti i teatrit do të restaurohet me përkrahje të ministrisë.

Dumoshi tha se në kuadër të përkrahjes së drejtpërdrejtë organizata që veprojnë dhe merren me kulturë në Ferizaj, çdo vit përfitojnë nga thirrja që bën MKRS-ja për përkrahje të projekteve kulturore.

“Këtë vit i kemi mbështetur 12 organizata të komunës së Ferizajt. Edhe në kuadër të sportit sqaroi ministrja, MKRS-ja është prezent me investime kapitale, siç është projekti i palestrës sportive në Greme të Ferizajt, kompleksin e fushave të tenisit, pishinën gjysmë-olimpike, por projekti më i rëndësishëm të cilin e paralajmëroi ministrja është ndërtimi i stadiumit të ri të Ferizajt”.

“Bashkë me kryetarin Aliu u pajtuam që të nisim procedurat për projektin e ndërtimin të një stadiumi të ri të Ferizajt. E dimë që është stadiumi i vjetër është në Ferizaj dhe ne do të mundohemi që të punojmë edhe aty ashtu që t’u japim mundësi sportistëve dhe komunitetit që të zhvillojë gara. Por është vlerësim dhe kërkesë e Ferizajt që të ndërtohet stadiumi i ri me standarde ndërkombëtare”, shpjegoi ministrja.

Kryetari Agim Aliu e falënderoi ministren për përkrahjen e projekteve që realizohen në Ferizaj, raporton EO.

“Ferizaji ka një jetë të pasur me aktivitete kulturore dhe sigurisht që nuk do të ishte kështu nëse do të mungonte përkrahja e MKRS-së ngase këto nuk do të ishin të mundura pa pasur mbështetjen e ministrisë”, ka theksuar kryetari Aliu.

Ai tregoi se mes tjerash me ministren Dumoshi kanë biseduar që shumë shpejtë të vënë gurthemelin edhe të pallatit të ri të kulturës, i cili sipas kryetarit Aliu, pritet të jetë objekti i parë i atij lloji në Kosovë.

Të ngjashme