Dy rrugë në Prishtinë do bllokohen për 60 ditë, shkak intervenimet në ujësjellës dhe kanalizim

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 15:32 | Nga

Nga e hëna rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” do të jenë të bllokuara. Kështu ka bërë të ditur, përmes një njoftimi për media, komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, bllokimi i këtyre rrugëve do të bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në të dy rrugët si dhe ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Rrugët do të jenë të hapura për qarkullim, pas 60 ditësh, kur edhe është planifikuar përfundimi i punimeve në këto dy rrugë.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinë:

“Të hënën, më 19 mars, do të fillojë realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”. Njoftojmë qytetarët e Prishtinës që këto rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë”

Të ngjashme