Dy shtetas të Maqedonisë tentuan të hynë ilegalisht në Kosovë

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë hasur nga policia në Han të Elezit, duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Rasti ka ndodhur dje te Ura e Gurit në këtë qytet, derisa njëri nga ata ishte i mitur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut të dëbohet.

Ndërsa i dyshuari i mitur t’iu dorëzohet prindit të tij, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme