Dy të dyshuar pengojnë punën e zyrtarëve të Policisë

Gjilan | 28 Mar 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Në Zhegër të Gjilanit dje dy persona kanë penguar zyrtarët e Policisë të kryejnë punën e tyre duke u bllokuar rrugën me kamionë.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë duke transportuar dru pa dokumente përcjellëse me kamionët e tyre kanë bllokuar rrugën me gurë dhe drunj duke i penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës”.

“Njëri prej tyre është ndaluar dhe me vendim të prokurorit drutë u janë konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme