Dy të rinj iu çojnë bukë policëve të Kosovës në Veri

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Dy qytetarë kanë vendosur që t’iu dërgojnë ushqim policëve të Njësisë Speciale, që po mbajnë rendin në veri.

Në një video të publikuar në media, shihen dy qytetarë të cilët kanë paketuar ushqime për t’ua dërguar policëve kosovarë.

Ndryshe, një fotografi e ushqimit që iu shërbehet pjesëtarëve të Njësisë Speciale në Bërnjak, që po mbajnë rendin në veri, është bërë virale në rrjete sociale.

Sipas kësaj fotografie, shujta që iu shërbehet pjesëtarëve të Speciales është një pashtetë me një copë bukë dhe jogurt.

Të ngjashme