Dy të rinjë protestojnë kundër festimit të ditës së Evropës

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 11:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy të rinjëve kosovarë me pankarta në duar kanë dalë në sheshin “Adem Jashari”, për të protestuar kundër festimit të ditës së Evropës, raporton Ekonomia Online.

Ky kundërshtim i tyre u bë para panairit që u organizua për ditën e Evropës, nga  Ministria për Integrime Evropiane.

Para mediave këta të dy kanë thënë se kanë dalë për të protestuar sepse Kosova po vazhdon të mbetet e izoluar duke iu shkelur edhe të drejtat themelore për lëvizje të lirë.

Studentja Diellza Zogaj tha se në pamundësi të lëvizjes së lirë, të rinjtë tanë po e shohin botën vetëm përmes internetit.

“Arsyeja që kemi dalë është për shkak padrejtësive që po iu bëhen rinisë dhe shtetit të Kosovës që s’po kemi mundësi me pa botën dhe kjo po prek shumë, është diçka që po na duhet me pa përmes internetit dhe jo përmes syve e të gjithë e dimë se çka po heqim për një viza”, tha Zogaj.

Studenti tjetër Bledian Salihu tha se të rinjtë e Kosovës po punojnë për të mirën e vendit dhe se BE-ja duhej ta shpërblej Kosovën duke ia mundësuar lëvizjen e lirë.

“Në kuadër të projektit Erasmus të gjithë kolegët e miq shkojnë në vendet e tjera për ta kryer këtë program e unë skam mundësi. Nëse gjykimi im po më bëhet për shkak politikës atëherë ne si qytetarë distancohemi nga politika jena qytetarë që punojmë për të mirën e këtij vendi dhe ne presim që BE-ja do na shpërblen që ne të lëvizim të lirë. Ne kemi dalë me tregu një lloj revolte me anë të këtij organizimi dhe besoj që secili duhet ta tregoj diskriminimin që BE-ja po e bën ndaj shtetit tonë”, tha Salihu, raporton EO.

Në këtë ditë janë paraparë disa aktivitete, si vizatime, punime artistike si dhe performance live nga studentët e akademisë së muzikës.

Të ngjashme