Dy të vdekur dhe 195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 195 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

16 persona janë shëruar nga COVID-19.

Njoftimi i MSH’së:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.

Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.

Në total numri i rasteve aktive është 1065.

Të ngjashme