Dy ushtarë të FSK-së pjesë e garës në kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Dy ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi po marrin pjesë në kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, ku po marrin pjesë 44 garues ushtarakë nga shtetet anëtare të NATO-së.

Këtë e ka quajtur sukses të radhës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Edhe një sukses i madh i radhës së ushtarakëve tanë. Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar ‘Winter Camp Slovenia 2022’, në mesin e 44 garueseve ushtarakë nga shtetet anëtare të NATO-së. Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin. Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë. Vazhdojmë me suksese të radhës!”, ka shkruar Mehaj.

Të ngjashme