Dy vajzat i vdiqën në veturën e nxehtë, nëna akuzohet për vrasje

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Një nënë nga Australia është akuzuar për vrasje pasi dy fëmijët e saj të gjinisë femërore u gjetën të vdekur në një veturë të nxehtë.

Vajzat e moshës një dhe dyvjeçare u gjetën pa ndjenja nga policët të shtunën në rajonin Queensland. Nuk dihet për sa kohë kanë qëndruar të mbyllura në veturë vajzat e vogla.

Temperatura në kohën kur vajzat u nxorën nga vetura në Brisbane ishte rreth 31 gradë, ndërsa temperatura në veturë besohet të ketë qenë shumë më e lartë për shkak të motit me diell dhe dritareve të mbyllura.

Ndaj këtij rasti ka reaguar kryetarja e këtij rajoni, Annastacia Palaszczuk, e cila tha se vdekja e fëmijëve është një tragjedi absolute.

“Isha me zemër të thyer pasi e dëgjova lajmin”, tha ajo, duke shtuar se këta fëmijë ishin të njohur për Departamentin e Sigurisë së Fëmijëve.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar vajzat, ato u shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes.

Një polic hetues tha se për këtë rast është lajmëruar një dëshmitar, i cili po bashkëpunon me policinë për t’i sqaruar më mirë rrethanat e ngjarjes tragjike, shkruan “BBC”, transmeton gazetaexpress.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme