Dyfish më pak pacientë me Covid-19 të hospitalizuar në vitin 2021

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Derisa gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 numri i pacientëve të hospitalizuar në Kosovë kishte shkuar deri në 1 mijë e 10, këtë vit numri i të hospitalizuarve është dyfish më i ulët.

Sipas një raporti që Express ka siguruar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, 502 pacientë janë të hospitalizuar sot në gjashtë klinikat për COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

292 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 9 janë në respiratorë, 21 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 340 me oksigjen.

Vetëm në gjashtë klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në QKUK janë të shtrirë 221 pacientë, nga të cilët 151 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 25 të konfirmuar negativ dhe 45 të pakonfirmuar.

5 pacientë janë në respiratorë, 5 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 163 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 281 pacientë, nga të cilët 141 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 84 të konfirmuar negativ dhe 56 të pakonfirmuar.

4 nga pacientët janë në respiratorë, 16 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 177 me oksigjen.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 62 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 48 pacientë, në Spitalin e Pejës 70 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 36 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 14 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 26 pacientë dhe në Spiutalin e Ferizajit 25 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme