Dyshimet lidhur me vaksinat pa afat, përplasen Bekim Haxhiu, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Bekim Haxhiu nga Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës.

Haxhiu tutje shprehu dyshimet për fshehjen e vaksinave pa afat nga kjo ministri.

“Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka urdhëruar barnatoren qendrore të SSHKUK-së të tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India ngase në të janë gjetur grimca të metalit që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Për këtë rrezikim të pacientëve duhet të merret Prokuroria e Kosovës.

Vaksinat e pranuara donacion nuk u shfrytëzuan të gjitha dhe për këtë arsye 133 mijë doza të vaksinave u hodhën në bërllok më 1 shtator. Edhe sot MSH vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati”.

Tutje Haxhiu ka kërkuar qasje në dokumentet publike të kësaj ministrie për të analizuar vaksinat e çdo serie të importuar.

“Nga data 24 dhjetor 2021, unë kërkoj qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkoj certifikata të analizës për çdo seri të vaksinave të importuar, por Ministria e Shëndetësisë nuk lejon qasej në dokumentet publike. Pra, MSH ka dështuar të implementoj planin e vaksinimit”, theksoi ai”.

Në lidhje me këtë reagim t pati kryeparlamentari Konjufca, i cili tha se deputeti Haxhiu me tendencë bën temë debati për ngritjen e dyshimeve, dhe se sipas tij po i bën një dëm të madh kauzës së përkujdesjes ndaj shëndetit publik.

“Jam i sigurt që çdo shtet i përgjegjshëm nuk jep vaksina pa afat, kështu që meqenëse kjo është çështja t’i shumë më lehtë e ke nëse është për kureshtjen tënde kështu, me u ulë me ministrin jashtë kamerave dhe me i shqyrtuar të gjitha këto të cilat e ngrite. A nëse kjo bëhet qysh po e bën ti temë të debatit publik me do tendenca të cilat e kanë ngjyrimin e akuzës, e akuzës ose të ngritjes së dyshimeve. Besoni se ja bëni një dëm të madh vet kësaj të cilën ti po e quan kauzë të përkujdesjes ndaj shëndetit publik”, tha ai.

Edhe Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës i dha të drejtë Bekim Haxhiut ku tha se nuk është menaxhuar mirë vaksinimi në Kosovë .

“Në një farë mase deputeti Haxhiu ka të drejt, nuk është menaxhuar mirë vaksinimi në Kosovë. Jemi shembull si shoqëri që nuk e ke gjetur asnjë person publik, as një person pozitë e opozitë që i ka kontribuar polarizimit të shoqërisë sa i përket nevojës dhe vaksinim dhe vetëdijesimit të qytetarëve për vaksinim”, u shpreh ai.  

Të ngjashme