Dyshimet për ndërrim të foshnjës në QKUK, policia jep detaje

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një foshnje ka ndërruar jetë, me ç’rast babai i viktimës e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Sipas babait të foshnjës, infermierja e Klinikës i ka treguar për lindjen e foshnjës, dhe më pas i ka ardhur lajmi se është ngatërruar foshnja, pasi foshnja e tij kishte lindur pa shenja jete.

Në raportin e Policisë së Kosovës ankuesi ka raportuar se dyshon që është ndërruar foshnja.

Siç thuhet në raport, lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në raport, rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshon se viktimës femër kosovare i është ndërruar foshnja. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme