“Dyshimi për bartjen e lëndëve piroteknike dhe ekzistimit të një cisterne ilegale me naftë, brenda autobusit që kishte 52 pasagjerë është tmerrues”

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), përmes një statusi në facebook ka komentuar për dyshimin për bartjen e lëndëve piroteknike dhe ekzistimit të një cisterne ilegale me naftë.

“Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet kryesore të ndezjes aq të shpejtë të autobusit dhe si pasojë edhe vdekja e 46 udhëtarëve nga Maqedonia Veriore, që gjindeshin në atë autobus”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tutje ka thënë se pronarët dhe vozitësit e kompanive transportuese të udhëtarëve, duhet të jenë të vetëdishëm për rrezikun e madh që shkaktojnë mjetet ndezëse, dhe pasojat katastrofike që mund të ndodhin nga ndezja dhe eksplodimi i tyre.

Ndërsa autoritetet përkatëse të secilit shtet, duhet të jenë të pamëshirshme ndaj gjithë atyre shkelësve të ligjit, që si pasojë prodhojnë katastrofa të tilla, në humbjen e shumë jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme