Dyshohet për dhunimin e një vajze, arrestohet një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar dje në magjistralen Prishtinë – Ferizaj pasi dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht një vajzë.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke e joshur me para nga i dyshuari dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel.

E njëjta ka deklaruar se edhe para dy muajve ishte keqpërdorur seksualisht nga i dyshuari, i cili është në mbajtje.

Të ngjashme