Dy fëmijë vdesin në Gjakovë, i zuri zjarri në shtëpi

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës. Policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.

Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.

“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”.

Në vend ngjarje është policia, zjarrfikësit dhe mjekësia ligjore.

Ai ka bërë të ditur se janë në përfundim të raportit dhe të dhënat tjera do të bëhen të ditura më vonë. 

Nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Të ngjashme