Dyshohet për vdekjen e pacientit nga aksidentimi i autoambulancës

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 13:40 | Nga

Albert Doda (48) nga Kabashi i Vitisë ishte sjellë të mërkurën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, shkaku i problemeve shëndetësore. Stafi i ka ofruar ndihmë mjekësore, mirëpo pas përkeqësimit të gjendjes, mjekët kanë vlerësuar se ai duhej dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Pacienti ishte nisur me autoambulancën e QKMF-së për në Gjilan, por në rrugë e sipër, autoambulanca ishte përfshirë në një ndeshje komunikacioni në Livoç të Poshtëm, ndaj si pasojë e lëndimeve të marra, dyshohet se pacienti ka ndërruar jetë.

Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e autoambulancës, të cilit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme