Dyshohet për vrasje në tentativë në vitin 2007 në Obiliq, kosovari ekstradohet nga Franca

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Një person është ekstraduar nga Franca në Kosovë gjatë të premtes i dyshuar për vrasje në tentativë.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se tentoi të kryente një vrasje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq më 24 prill 2007.

Sipas raportit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 24.04.2007 ─ 18:32. Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 në bazë të letër rreshtimit ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Të ngjashme