Dyshohet se i grabiti nga qafa një zinxhir ari një gruaje, arrestohet një person në Ferizaj

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar sot në Ferizaj një 27 vjeçar, i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt.

Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një gruaje dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme