Dyshohet se kontrabanduan 80 thasë me speca, lirohen në procedurë të rregullt

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar dy persona në Komunën e Kamenicës, pasi dyshohen se po kontrabandonin 80 thasë me speca.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se arrestimi i tyre ka ndodhur të dielën, në rrugën që lidhë fshatrat Dajkoc dhe Koretin.

Sipas raportit, dy të dyshuarit ishin duke udhëtuar me një kombi kur janë ndaluar nga njësiti përkatës policor.

Sipas policisë, të dyshuarit për këta thasë me speca nuk kishin dokumentacion përcjellës.

“Malli dhe automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminal doganor. Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i PK-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme