E diela me borë dhe temperatura nën zero

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s.

Të ngjashme