E godet viktimën me grushte, arrestohet i dyshuari në Istog

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Vrellë të Istogut, pasi që dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, e ka rrahur viktimën duke e goditur me grushte, dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, transmeton IndeksOnline.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme