E goditi me thikë në fytyrë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Pejë | 11 Shk 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Kjo prokurori ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit F.Q., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 9 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes se majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme