“E kam babin prokuror” e reja shqiptare për pak sa nuk shtyp kalimtaren

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, ku një qytetare ka denoncuar sot një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.

Por sikur të mos mjaftonte rrezikimi i jetës së qytetares, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi.

Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërmbajtshme. Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë  me fëmijën e mitur.

Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur vijon ta ofendojë. Deri më tani nuk është njoftuar asnjë veprim nga policia e Kosovës, për këtë rast të rëndë. /abcnews.al

Të ngjashme