E konfirmon avokati: Lirohet Azem Syla

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 19:48 | Nga

Pas katër muaj qëndrimi në paraburgim, Azem Zyla sot është liruar me vendim të gjykatës. Lirimin e tij e ka konfirmuar vet avokati Tomë Gashi.

Ai ka thënë se bashkë me Sylën janë liruar edhe Bashkë me te janë liruar sot edhe zotin Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrulla Berisha, Arton Vila, dhe Nuhi Uka.

“Më në fund pas 4 muajve u lirua nga paraburgimi klienti im , zotit Azem SYLA , ish komandant i shtabit te pergjithshem te UCK. Bashke me te janë liruar sot edhe zotni Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrulla Berisha, Arton Vila, dhe Nuhi Uka, te gjithë këtyre i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e paraqitjes ne polici deri me 25 nëntor 2016, ata po ashtu nuk mund të kontaktojnë me njëri tjetrin dhe as me dëshmitarë në këtë qështje që është duke u zhvilluar për rastin e quajtur ‘Toka’”, ka bërë me dije Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme